AKTUALITET, 21 Mars 2020, 13:14

Rama shpall gjendjen e luftës: Futuni brenda, policia dhe ushtria do të përdorë dhunë ndaj tradhtarëve

Rama shpall gjendjen e luftës: Futuni brenda, policia dhe ushtria do


Kryeministri Rama dha një mesazh të fortë nga Facebook tani që ka filluar shtetrrethimi i fundjavës gjatë të cilës nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe makinave.

Rama tha se çdo kush që do të thyejë ligjin e luftës do të penalizohet me heqjen e çdo ndihme shtetërore dhe s’do ti jepet asnjë kompensimi financiar.

Rama theksoi se tani është koha që të mësohet me pahir dhe jo me hir çdokush që thyen urdhrat e qeverisë për masat ndaj koronavirusit.

“Çdokush që shkel rregullat do të quhet tradhtar lufte dhe do të trajtohet si i tillë”, tha kryeministri.

“Këta individe do ta paguajnë shtrenjtë dhe cdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë barrë e rëndë se do tu hiqet cdo ndihmë shtetërore, do t’u mohohet cdo lloj kompensimi, cdo ndihmë financiare për një vit nëse nuk kanë punë dhe duan ti prishin punë te tjereve, do tu hiqet bursa e studenteve dhe rimbursimi ilaceve. Edhe pensionistët do te ndeshkohen, qe për tu ulur në diell rrezikojne veten e te tjeret, do të penalizoihen, te gjithe ata tradhtarë luftë dhe do të trahtohen me zero tolerancë”- tha ai.