AKTUALITET, 31 Janar 2020, 17:20

I grisi flamurin në Parlamentin Europian, Turqia regjistron procedimin penal: Eurodeputeti grek të dënohet me burg

I grisi flamurin në Parlamentin Europian, Turqia regjistron procedimin

Turqia ka filluar hetimet kundrejt eurodeputetit grek, Ioannis Lagos, i cili ditën e djeshme grisi flamurin turk në mes të seancës në Parlamentin Europian.

Ministri turk i Drejtësisë Abdülhamit Gül bëri me dije se është regjistruar procedimi penal ndaj Lagos për veprën penale të ‘fyerjes së vlerave kombëtare turke’, dhe pretendon që eurodeputeti mund të dënohet me 1-3 vite burg.

Ditën e djeshme, gjatë një seance për emigracionin në Parlamentin Europian, Lagos grisi flamurin turk, duke akuzuar Presidentin Erdogan se, po lejon qëllimisht emigrantë ilegalë të kalojnë drejt Greqisë e cila është një anëtare e BE.

Eurodeputeti, i cili për shtatë vite ka qenë deputet në parlamentin grek nën siglën e partisë neonaziste greke ‘Agimi i Artë’ është shfaqur skeptik ndaj Parlamentit Europian, duke akuzuar se po ndihmon më shumë Turqinë që është jashtë BE-së sesa Greqinë që është në BE.