TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pep Guardiola ka piketuar talentin e radhës që synon t’ia bashkojë Mançester Sitit, një lojtar nga ata të cilët sipas tij mund të kthehen në yje të futbollit botëror dhe për ta bërë një gjë të tillë është gati të bëjë çmenduri për një adoleshent.
Mediat në Brazil kanë zbuluar se Mançester Siti është futur në garë për Jan Kouto, 17-vjeçar i cili ka shkëlqyer me fanellën e Brazilit U17 dhe po bëhet gati ta transferojë nga Koritiba.
Djaloshi i cili krahasohet me Dani Alvesh, pasi shkëlqeu si mbrojtësi i djathtë në Botërorin e U17, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë, por Mançester Siti është i pari në listë për shkak të ofertës që i ka bërë.
Arsenal dhe Barcelona kishin hedhur hapat e para për të siguruar Kouto, duke ofruar deri në 5 milionë euro për të, por Mançester Siti ka bërë gati një cek prej 15 milionë eurosh që të bindë klubin brazilian ti shesë futbollistin i cili do të transferohet vetëm në verë, pasi të mbushë moshën 18-vjeçare.