TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka nxjerrë sot një tjetër person të shpallur në kërkim për vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, i dënuar me burg përjetë.
Sipas policisë Lesi akuzohet se në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik të Mirditës ai ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, shtetasen me inicialet M. Gj., dhe burrin e saj, shtetasin me inicialet A. Gj.
Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe Armëmbajtja pa leje’.
