AKTUALITET, 31 Janar 2020, 13:45

Të hënën afati i fundit për të formuar qeverinë, Haradinaj: Ne nuk e votojmë. Mustafa mbledh me urgjencë kryesinë

Të hënën afati i fundit për të formuar qeverinë,


Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë.

Mustafa bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmanin dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin kanë zhvilluar një takim.

Mbledhja e tyre vjen sot pas caktimit të seancës për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë fundjavës.

Ndërkohë edhe kryeministri në detyrë Ramush Hardainaj ka reaguar për krijimin e qeverisë.

“Nuk kemi marrëveshje politike me ndonjë parti. Ne jemi opozitë, nuk votojmë qeverinë. Nuk e di a do të ketë qeveri pakice nuk paragjykoj. Më 3 shkurt afati i fundit, thirrja e seancës është normale”- u shpreh Haradinaj.