AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 13:57

I dënuar me burg pas dhunës ndaj nënës, bie në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim/ Arrestohen edhe tre shtetas që akuzohen për…

I dënuar me burg pas dhunës ndaj nënës, bie në pranga


37-vjeçari Mustafa Lelaj përfundoi në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte në kërkim dhe ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, po ashtu u arrestuan në flagrancë edhe tre persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Mustafa Lelaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Shkallës së parë Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penal “Dhune në familje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
  2. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
  3. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.