TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot poetin e vrārë nga regjimi komunist, Havzi Nela.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka zgjedhur që të publikojë foton e poetit dhe një poezi të tij dhe shkruan se Nela është poeti i pavdekësisë.
Poezia që ka zgjedhur numri një i opozitës ka tone revolte, dhe nëpërmjet saj bën thirrje qytetarëve që të çohen për liri.
“Thoni: Desh, kërkoi lirinë/ Si skifter në fluturim / Provoi prangat, t’errtë qelinë/ Për të mjerët, lëshoi kushtrim/ Thoni se: E qorroi terri’ Thoni:
Dielli nuk u ngrohu.’ Thoni se: E trishtoi tmerri. E të shtypunit i tha: Çohu!” Havzi Nela – Poeti i pavdekësisë”, shkruan Basha.
Ky mesazh i Bashës bëhet për 32-vjetorin e vrāsjes së Havzi Nelës. Poeti u shpall armik i pushteti komunist dhe pas shumë vitesh burgim, u vendos që ai të vrītej.
Më 10 gusht 1988, ai u ēkzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë tērroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri.
Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.
Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi.
Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”