TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.
Dyshja është përfolur shpesh herë për xhelozira dhe se Geti nuk e lë të punojë Marinën për këtë arsye.
Në një intervistë për "Living", Getoar Selimi ka treguar se këto nuk janë aspak të vërteta dhe se e përkrah bashkëshorten e tij në çdo gjë.
“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua.
Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent.
Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.