AKTUALITET, 22 Prill 2018, 23:17

Video/ Bes Kallaku bën "gara" me një Lamborghini

Video/ Bes Kallaku bën "gara" me një Lamborghini

Bes Kallaku vazhdon të na surprizojë. Aktori i humorit kësaj radhe ka bërë “gara” me një Lamborghini.

Në rubrikën “Për drekë me mua” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Bes Kallaku po udhëtonte drejt TEG-ut për të bërë pazar në Spar, kur iu desh të parakalonte një Lamborghini.

“Duke bërë gara me Lambo”, thotë me humor Besi.

Por, Audi i tij nuk mundi ta përballonte deri në fund të rrugës fuqinë e Lamborghinit. Në fund të fundit, Besi kishte dalë për pazar dhe jo për gara. /tvklan.al