TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në shtetin grek.
Mediat vendase raportojnë se një burrë i pirë tentoi të vrīste me sëpatë gruan e tij, në Kalithea të Athinës.
Ngjarja e rëndë ndodhi, sepse gruaja 54-vjeç i kërkoi divorcin burrit. 67-vjeçari, babai i dy fëmijëve nuk mund ta pranojë këtë fakt dhe nisi të qëllojë me sëpatë atë.
Teksa ai e godiste, gruaja doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, gruaja shfaqet e shtrirë në tokë, e mbuluar nga gjaku.
Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 67-vjeçari tentoi të vetëvritej. Tashmë ai është arrestuar nga Policia.