TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik. Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga ish-kryeprokurori Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme.
Në përfundim të konkluzioneve, SPAK i ka qëndruar besnik vendimit të tij duke kërkuar sërish 2 vite burg për ish-kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik.
Sot ka përfunduar procesi gjyqësor me procedurë të zakonshme dhe në seancë ishte i pranishëm dhe vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm.