AKTUALITET, 7 Maj 2021, 12:01

Humbi betejën me COVID-19, përcillet për në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja

Humbi betejën me COVID-19, përcillet për në banesën e


Është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni private familjare aktori artist i merituar Guljelm Radoja. Radoja që humbi betejën me covid 19 pak ditë më parë tek spitali Shefqet Ndroqi, la pas një pasuri të çmuar në artin e kinematografisë me mbi 30 role të spikatur.

Ceremonia e lamtumirës i është dhënë nga shtëpia e tij në lagjen numër 17. Familjarë e miq të tij i kanë dhënë lamtumirën në orën 11 paradite ndërsa trupi i është drejtuar varrezave të qytetit aty ku do të prehet përjetësisht.

Artisi i Merituar Radoja banonte në një apartament banesë sociale prej disa vitesh pasi kishte dalë si i pastrehë.