AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 14:30

EMRI/ Bie nga lartësia, ndërron jetë 69 vjeçarja në Ksamil

EMRI/ Bie nga lartësia, ndërron jetë 69 vjeçarja në


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se një 69-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.

Sakaq, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasen Kristina Cauli, nga Berati, e cila është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyrjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.