TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy nga personat më të kërkuar në Europë janë arrestuar, pas më tepër se dy dekadave të kaluara në arrati.
Jean-Claude Lacote, tashmë 53 vjeç dhe partnerja e tij Hilde van Acker, tani 56 vjeçe u prangosën në kryeqytetin ekonomik të Bregut të Fildishtë, në Abdixhan. Ata u arrestuan në fillim të kësaj jave, raporton policia lokale.
Ata ishin te lista e personave më të kërkuar në Belgjikë e në Europë. Biznesmeni, Marcus Mitchell, u vra në De Haan në maj 1996 pasi u qëllua dy herë në kokë. Mediat belge shkruajnë se ai kishte zbuluar se ishte duke u mashtruar.
Lacote, me shtetësi franceze dhe Van Acker, me shtetësi belge, u arrestuan fillimisht, por më vonë u la të lirë për mungesë provash. Më pas ata ikën në Afrikën e Jugut dhe ndërtuan një jetë disa vjeçare përpara se të detyroheshin të iknin përsëri. Lacote ka jetuar në shtëpi të ndryshme në Afrikën e Jugut. Ai iu ka mbijetuar një sërë kërkesash për ekstradim për në shtetet europiane.
Ai arriti të shpëtojë nga burgu në vitin 2008. Lacote ia kishte dalë të fshihej, duke u ndihmuar edhe nga partnerja. Dyshja, të cilët u dënuan në mungesë në vitin 2011 me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marcus Mitchell, u dënuan gjithashtu në raste të ndara në Francë dhe Gjermani në vitin 2012.
Ndërkohë, Van Acker, u dënua 2 vjet burg si bashkëpunëtor. Pas arrestimeve këtë javë, nuk është e qartë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për ekstradim.