TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Rubikut në Mirditë ndërsa sipas burimeve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Rrëshenit, është nisur drejt Spitalit të traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.
Emri dhe mosha e të plagosurit ende nuk është bërë e ditur si dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një tentativë për vrasje.
Mjekët kanë treguar se është paraqitur në ambientet e spitalit një i plagosur me armë zjarri ku pas ndihmë së parë është nisur drejt Tiranë.
Grupi hetimor po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.