TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko ka reaguar në lidhje me disa shkrime në portale por edhe reagime në rrjetet sociale, në lidhje me një video që pretendohet të ketë protagoniste atë vetë, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.
Romina Kuko ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha është një paturpërsi, që siç ajo shprehet "e ka lënë pa fjalë"
"Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!", shkruan zv.ministrja në rrjetin social Twitter.