AKTUALITET, 31 Janar 2020, 18:19

Hidhet shorti në Apelin e Tiranës për Endrit Doklen

Hidhet shorti në Apelin e Tiranës për Endrit Doklen

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit në Tiranë në lidhje me çështjen e Endrit Dokles. Ai njihej si anëtari i "Bandës së Durrësit".

Shorti përcaktoi relator gjyqtarin Genti Shala. Mësohet se anëtarë të gjykatës janë Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa.

Endrit Dokle u lirua nga burgu pesë vite para kohe me një vendim të gjykatëses së Krujës, Enkelejda Hoxha që hedh poshtë burgimin e përjetshëm, fillimisht, dhe më pas e dënoi me 25 vjet burg.