TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë.
Sipas Haradinajt, çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” – u shpreh Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.
“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.” – shtoi ai.
Sipas Haradinajt, e vetmja temë që ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se e mbështet presidentin Hashim Thaçi.
“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”.
“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, u shpreh Haradinaj.