TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Greqi është shënuar sot një tjetër rekord me raste të reja. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2448 raste me të infektuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 52254 , nga të cilat 54.4% janë burra.
Nga të dhënat bëhet me dije se 493 raste u identifikuan në Atikë , 683 në Selanik, 120 në Larisa.
Në 24 orët e fundit 14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e viktimave në 715 që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi dje mbylljen e vendit që do të zgjasë për tri javë.