TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fushata filloi zyrtarisht. Kush e hapi më bukur?
“Më e ndezur dhe më joshëse ishte ajo e PD. Më estetike dhe më sterile ishte ajo e PS.
Po ta shikoni, është strukturalisht perfekte fushata e PS, ka shumë displinë që tregon një pushtet piramidal të nr. 1 të partisë, është një perfeksion që tremb që dedukton se ka shumë kontroll. Ata e dinë se si lideri e do.
Nga ana tjetër tek PD pamë një magëm që kishte shumë vullkanizëm brenda, ka shumë imperfeksione, bukuria nuk është asnjëherë perfeksion, është ekspresion. Kjo e PD kishte sy, kishte një fuqi shprese, joshëse të paparë, kishte sensualitet.
Skenografia e PD është një pllakat politik që përshtatet për 25 marsin, është gongu i një gare politike.
Kishte simbolin e shkrirë të flamurit të PD dhe kishte një zemër që ishte në qendër të kësaj simbolike.
Ishte e animuar, merrte frymë, ky mesazh që i drejtohej jo vetëm atyre që ishin aty, por të gjithëve. Është një mesazh flamur”, tha analisti i njohur Artur Zheji, i ftuar në “Zonë e lirë”.