LIFESTYLE, 27 Shtator 2021, 09:49

Habit Fero: Unë jam Michael Jackson në rap

Fero është një ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare. Kjo jo vetëm për suksesin e tij në muzikë, por reperi merr gjithmonë vëmendje me deklaratat që bën.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, me një koment që ka bërë në profilin e tij në Instagram.

Reperi nga Gjilani e ka krahasuar veten me legjendën e muzikës, Michael Jackson.

“Unë jam Michael Jackson në rap”, ka shkruar ai. Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të këtij lloji, pasi shpesh e cilëson veten si “babai i rap-it”.

Sakaq, reperi po punon për të sjellë dhe albumin e tij të ri. Kujtojmë që Fero u bë baba për herë të parë pak muaj më parë. Ai dhe Arbenita Ismajli kanë një vajzë me emrin Nina.