LIFESTYLE, 26 Shtator 2021, 20:23

Publikohet traileri i sezonit përmbyllës të serialit “La Casa de Papel”

Publikohet traileri i sezonit përmbyllës të serialit “La

Së fundmi “Netflix” ka publikuar një pjesë nga traileri i sezonit përmbyllës të serialit “La Casa de Papel”

Sezoni i pestë përbëhet nga dy vëllime, i pari – me pesë episode – i cili u publikua më 3 shtator dhe i fundit i cili do të publikohet më 3 dhjetor. Vëllimi i dytë do të nisë me bandën që mbyllet brenda Bankës së Spanjës për mbi 100 orë.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix” më herët.