TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit. Ajo ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e jashtme por kësaj here i ka lënë të gjithë pa fjalë me look-un e fundit. Këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet me flokë të shkurtra dhe duket kaq ndryshe.
Adhuruesit e saj e kanë komplimentuar për paraqitjen e re ndërsa kanë qenë të shumtë ata që e kanë krahasuar me Tokyo-n, personazhin e serialit të famshëm të “La Casa De Papel”. “Duroni”, kjo është kërkesa e Xhensilës për fansat. Me siguri, pamja e re ka të bëjë me klipin e ri që do të sjellë këngëtarja.
Sakaq, kujtojmë që Xhensila është angazhuar tashme dhe në biznes, me lançimin e linjës së saj me produkte kozmetike. Projekti më i fundit i saj është dueti me Lumi B, ndërsa pritet të sjellë së shpejti dhe këngën me Klajdi Harunin.
[gallery ids="571546,571547,571548"]