AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 14:30

Greqia shton masat për të mbrojtur policinë kufitare: Do të kthehet në Shqipëri kushdo që është i infektuar me COVID-19

Greqia shton masat për të mbrojtur policinë kufitare: Do të

Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet para kontrollit të pasaportave.

Gjatë një vizite në Janinë, zv ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia tregoi se kjo masë ndërmerren për të mbrojtur stafet e policëve kufitarë.

Pritet që shumë shpejt, shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19.

Kjo do të ndihmojë që efektivët e policisë mos të bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Në rast se personi del pozitiv rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt me efektivët e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.