AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 13:55

Dhjetori, muaji më vdekjeprurës në SHBA, koronavirusi shkaktoi 63,000 viktima

Dhjetori, muaji më vdekjeprurës në SHBA, koronavirusi shkaktoi

Dhjetori u shënua muaji më vdekjeprurës në SHBA që nga fillimi i pandemisë.

Në 26 ditët e fundit të këtij muaji janë regjistruar më se 63,000 humbje jete, ndërsa gjatë muajit nëntor u shënuan 36,964 viktima.

Ndërkohë autorizimi i dy vaksinave Covid-19 sollën shpresë për ekspertët, pasi spitalet po përballeshin me shtim të rasteve dhe humbjeve të jetëve për shkak të koronavirusit.

Autoritetet po ashtu bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi ka shumë nga personat që janë asiptomatikë dhe për këtë arsye duhet të respektojnë protokollin të sigurisë.

Ndërsa Dr. Peter Hotez, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, tha se "numrat e shtrimit në spitale në SHBA janë në rekorde të larta, duke shtuar se për të mbrojtur vetën dhe të afërmit duhet respektuar masat.

Dhe me autorizimin e vaksinës mundësitë dhe shpresat janë që situatë të menaxhohet më mirë."