TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një anije me pasagjerë është përfshirë nga flakët në Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur anija me 875 persona në bord sapo kishte lënë portin e Pireut me destinacion Chania në Kretë.
Siç raportojnë mediat në Greqi, në anije ishin edhe 141 ekuipazh. Flakët kanë nisur në një zonë në garazhin e tragetit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit
Flakët u vunë nën kontroll dhe nuk u raportua për persona të lënduar.
Rreth 900 pasagjerët janë sistemuar në hotele rreth portit, në pritje për tu nisur sërish drejt destinacionit.
Zjarri shpërtheu pak minuta pas mesnate dhe tragetit iu deshën rreth 4 orë që të kthehej në portin e Pireut.
Ne tragetin “Venizelos” ndodheshin dhe nje numer i konsiderueshem qytetaresh shqiptare, kryesisht me familje. Ata jetojnë e punojnë në Kretë dhe po ktheheshin nga pushimet në atdhe.
Autoritet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të zjarrit në traget.