TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka të ndalur droga shqiptare drejtë Greqisë, policia greke ka sekuestruar përsëri 192 kg marijuanë. Gjatë operacionit të dyfishtë janë arrestuar në Nerajdha të Igumenicës dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe. Gjatë kontrollit u gjet e fshehur lënda narkotike në makinë.
Ndërkohë në operacionin e dytë është prangosur në Menidhi, Aitiloakarnania një një çift shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.
Në total që prej fillimit të 2018 e deri sot autoritetet greke , në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, kanë sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë shqiptare