TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç.
Pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur bashkëshortët dhe më pas janë larguar duke marrë një shumë parash, në total rreth 2 milionë të vjetra.
Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen.
Blutë e qytetit morën dëshminë e çiftit. Ata kanë treguar se autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet.