AKTUALITET, 10 Prill 2019, 18:30

Grabitja në Rinas/ Reagon Rama: Fajin e kanë kinezët, policia sulmohet nga veshgjatët

Grabitja në Rinas/ Reagon Rama: Fajin e kanë kinezët, policia


Kryeministri Rama ka reaguar pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Aeroportin e Rinasit, ku grabitës të armatosur thyen cdo kordon sigurie dhe grabitën mbi 10 milion euro nga një avion me 160 pasagjerë.

Rama, në një linjë me Ministrin e Brendshëm Lleshaj,  ka fajësuar kompaninë koncensionare kineze duke mos pranuar asnjë përgjegjësi të strukturave shtetërore për këtë ngjarje.

Ngjarja e djeshme është lajm i parë në të gjitha mediat botërore, por Kryeministri Rama, edhe në këtë situatë, ka nxituar të akuzojë e të fyejë ata që sipas tij, sulmojnë policinë

Kryeministri Rama në Twitter:

Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.