TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, hedh dyshime mbi sulmet e qeverisë ndaj koncesionarit të Rinas, duke ngritur pyetjen nëse ajo synon të sjellë klientin e radhës.
Në një reagim në Facebook, Tabaku thotë se qeveria loboi fort pro kompanisë aktuale, duke rikujtuar denoncimet e opozitës në vitin 2016.
Reagimi i plotë i Tabakut:
Duket shumë qesharake reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit tia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnje mundim dhe 20 mln euro shtesë.
Ne Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morrën një aset strategjik kombëtar me koncesion. Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e rradhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!
Gjithsesi, koncesionari është shqetësimi i fundit sepse ne rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që terrorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat.
Kriminelët janë të predispozuar të vjedhin dhe kryejnë akte të dhunshme kur qeveria bashkëpunon me krimin e organizuar dhe e konsideron atë Partner të Përhershëm Potencial (PPP). Krimi është trimëruar se sot krimi është në pushtet!