AKTUALITET, 10 Prill 2019, 19:48

U aksidentuan në Shkodër, kush janë dy murgeshat që humbën jetën

U aksidentuan në Shkodër, kush janë dy murgeshat që


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Krye Bushat.

Dy murgesha nga Kosova, të identifikuara si shtetaset ,Diana Mjeshtri, 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi, 39 vjeçe, kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhetonin 4 persona që kanë mbëtur të lënduar,  ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUD” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha , Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.  Fouristrada ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar. Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar.  5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.