TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimit të Këshillit Europian për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë i janë bashkuar siç pritej edhe Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina.
Në një deklaratë për mediat, zyrtarët e BE kanë bërë me dije pozicionimin e katër vendeve jashtë bllokut. Bashkimi Europian shprehet se e ka shënuar dhe e mirëpret këtë përkushtim nga ana e dy vendeve kandidate, si dhe dy shteteve të tjera që gëzojnë marrëveshje me unionin.
Tashmë masat shtrënguese ndaj Rusisë do të zgjaten deri më 31 Janar 2019 dhe vijnë si pasojë e veprimeve të vendit për të destabilizuar situatën në Ukrainë. Ato fokusohen në sektorin financiar, atë të energjisë dhe mbrojtjes, si dhe në shkëmbimin e dyanshëm të mallrave.
Nga ana e saj, Rusia ka kundërvepruar me sanksione të sajat që prekin edhe Shqipërinë për ndalimin e importeve të ushqimit si produkte mishi, qumështi, bulmete, fruta-perimet etj. /SCAN