BALLKAN, 27 Tetor 2017, 20:23

Gottemoeller:Të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Gottemoeller:Të  përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, tha sot se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ajo tha se KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe e mirëpret mundësinë që edhe Maqedonia të hyjë sa më parë në NATO. “Sa më parë, rajoni ynë të bëhet pjesë e NATO-s, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja në rajon”, tha Thaçi.

Duke folur për transformimin e FSK-së, presidenti Thaçi u shpreh se po punohet në implementimin e të gjitha kritereve që duhet plotësuar që FSK të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. “Jemi duke zhvilluar një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve dhe të informimit. Do të shterim të gjitha mundësitë që transformimi të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai u shpreh se roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon është i pazëvendësueshëm, por duhet të punohet edhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.