TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është duke marrë pjesë në një takim ekonomik në Serbi. Që atje, zyrtari amerikan ka dërguar një mesazh të qartë për vendet që duan të anëtarësohen në BE, përfshi këtu edhe Serbinë.
“Vendet që duan anëtarësimin në BE, duhet ta dëshmojnë qartazi vendimin e tyre. Nuk mund të qendrosh i ulur në dy karrige njëkohësisht, për më tepër, kur ato janë shumë larg njëra-tjetrës”, tha zyrtari amerikan.
Hoyt Brian Yee u bë i famshëm në vendin tonë, me vizitën në kulmin e krizës parazgjedhore mes qeverisë dhe opozitës, duke negociuar me këtë të fundit, që të futet në zgjedhje.