TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duke mbështetur Kosovën, kanë ushqyer separatizmin në Europë. Dhe shembulli për këtë është pikërisht ajo që po ndodh aktualisht në Katalonja.
Sipas Putin qëndrimi i ndryshëm i Europës ndaj Kosovës, Krimesë dhe Katalonjës janë një shembull i pastër për standartet e dyfishta. Putin theksoi se ndaj Katalonjës u shqiptua një dënim unanim nga ana e Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare dhe një gjë e tillë duhej të ishte marrë në konsideratë dhe më parë.
Në të kaluarën sipas Putin BE ka mirëpritur kolapsin e një seri shtetesh në Europë pa e fshehur aspak kënaqësinë. Kreu i Kremlinit përfundoi duke thënë se Uashingtoni nuk kishte asnjë arsye për të mbështetur pa rezerva pavarësinë e Kosovës.