AKTUALITET, 12 Korrik 2019, 15:42

KLP me “dorë të hekurt”, kushte të reja për t’u bërë prokuror

KLP me “dorë të hekurt”, kushte të reja për

Në seancën e sotme plenare Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar projekt-aktet për verifikim të pasurisë dhe figurës për 6 të diplomuarit te Shkollës se Magjistraturës në 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë dhe caktimin në pozicionin të prokurorëve.

Konkretisht bëhet fjalë për këta prokurorë: Eliora Elezi, Erida Visoçi, Mediana Meta, Françesk Ganaj, Odeta Todorushi, Albjona Papajani

KLP-ja nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendosi themelimin e një metode, e cila do të shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon: vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të pare në hyrjen e tyre në sistem.

Këshilli i Lartë i Prokoririsë ka kërkuar informacion tek të gjithë institucionet ligjzbatuese për këta kandidatë para emërimit të tyre si prokuror.