TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin dha sot masën “Arrest me burg” për Shkëlqim Isufin, i akuzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.
Po ashtu, 48 vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, dy akuza këto, ndër më të rëndat të kodit penal.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të delikatesës por edhe për faktin se çështja është nën hetim.
Në videon e siguruar nga Faxweb.al, Isufi shfaqet i qetë në pritje të vendimit të dhënë ndaj tij. Në seancë nuk është parë asnjë familjar i pranishëm, ndërsa ngjarja duket se ka tronditur dhe të afërmit e tij.
Ai akuzohet se ka dhunuar seksualisht për tre vite me radhë vajzën e tij të mitur, një rast ky që shokoi opinionin publik, teksa u transmetua një një emision televizv pak ditë më parë.