TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu.
Gjyqtarja Shehu doli më 1 qershor para KPK, organit bazë të Vettingut, ku rezultoi se nuk kishte shkelje dhe fshehje të pasurisë.
Në seancën e shkurtër që është mbajtur sot juria ka thënë se Marçela Shehu është e pastër dhe konfirmohet sërish në detyrë.
Trupa e KPK e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.
