TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elvis Naçi, një hoxhë mjaft popullor në rrjetet sociale, për shkak të bamirësisë që bën në televizion, ka postuar një mesazh për mbarë popullin.
Hoxha Elvis, me sa duket i ka hyrë biznesit. Pasi fondacioni i tij bleu një spital, tashmë ai ka hapur një biznes të ri ku shiten syze.
Hoxha bën thirrje që populli të lutet, në mënyrë që dyqanit të tij të ri, një optikë me emrin "Optika Elitare Milano", t'i ecë mbarë puna. Hoxha premton, se pas lutjeve, po eci mbarë, do të ndërtojë një shtëpi për të varfërit.
Naçi e shoqëron postimin me një fotografi, ku shfaqet ai dhe gruaja e tij, në optikën "elitare", që sapo kanë hapur.
"Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin", shkruan Elvis Naçi.
/TPZ.al/
