AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 18:55

Meta kujton Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Vizioni dhe largpamësia e tij, përherë aktuale

Meta kujton Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Vizioni dhe

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 76-vjetorin e tij të lindjes. Meta thotë se vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i tij jetësor për Kosovën dhe të ardhmen e saj mbeten përherë aktuale.

“Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale! I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!”, shkruan Meta.