LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2019, 09:34

“Media blihet me 2500 euro të fëlliqura”, Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Hajde na qëllo live


Teksa jemi në prag të mbajtjes së Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, moderatorja e cila do te prezantojë këtë eveniment ka publikuar herë pas here momente të ndryshme nga përgatitjet që po bëhen.

Së fundmi në disa foto nga skena e Pallatit të Kongreseve që Vejsiu ka publikuar në faqen e saj të Instagramit shkruan se ndihet shumë e lumtur për realizimin e këtij festivali.

Ndërkohë që si gjithmonë janë parë komente suportuese dhe pozitive nga ndjekës të saj nuk kanë munguar as komentet negative ndaj Alketës.

Një komentuese i shkruan se media në Shqipëri blihet me 2500 euro të “fëlliqura”, sipas komentueses.

Por sigurisht që nuk ka munguar as replika e Alketës e cila i shkruan: Hë moj Eviola zemër nuk u lodhe duke bërë kritika. A do të të jap Alketa një vend tek Paltea A në zemër te zemrës? Të na qëllosh live?

E në fund moderatorja thotë: Na lër të këndojmë tre netë dhe na u bashko te lutem!