SPORT, 7 Tetor 2018, 11:44

Gjithçka në mos qoftë shpifje

Gjithçka në mos qoftë shpifje

Nga Artan Fuga

Gjithçka në mos qoftë shpifje,

është delir,

në mos delir,

është premtim elektoral,

në mos premtim elektoral,

është lavd ndaj vetvetes,

në mos qoftë lavd i vetvetes

është gabim logjik!

Në mos gabim logjik, është lajthitje çmendurie!

E poqese nuk është as kjo,

mbetet: mërmërimë erotike ose duf inati!

E nëse nuk është as duf as mërmërime, është thirrje :

Urrrrrrrra!

Urrrrrrra në diskutime deputetësh në Kuvend!

Mos qoftë diskutim në Kuvend,

është Vox Pop!

Me të vërtetën, më vjen keq, i kemi humbur lidhjet si shqiptarë qëkurse u themeluam si shtet.

Politika, lufta për pushtet, sundimi, na ka dehur herë si sundimtarë e herë si të sunduar.