SPORT, 5 August 2026, 12:57

Gjimshitin e bindi paga e lartë në Arabi, tek Atalanta kapen të papërgatitur nga lideri i Kombëtares

Al Diriyah do të jetë klubi i ri i Berat Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare e ka kërkuar vetë largimin nga Atalanta, ndërsa u bind nga paga e lartë që do përfitojë në Arabinë Saudite. Atalanta ndërkohë do të marrë 3 milionë euro nga kjo lëvizje e papritur. Dhe pse Atalanta kërkonte ta kishte edhe për këtë sezon, duke qenë se ka mbetur vetëm një vit kontratë nuk është bërë pengesë.

Bruno Lage, i cli më parë drejtonte Benfikën apo dhe në Premier Ligë, është trajner i Al Diriyah. Këto të fundit sapo janë ngjitur në elitën e futbollit arab.

Investime të tjera me peshë priten në vazhdim. Synim nuk është vetëm mbijetesa.