SPORT, 4 August 2026, 21:13

Kupa e Botës 2026/ Qytetet pritëse kërkojnë nga FIFA fondet e premtuara prej 1 milion dollarësh

Qytetet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime nga institucioni qeverisës i futbollit botëror lidhur me fondet prej 1 milion dollarësh për secilin qytet, të cilat ishin premtuar përpara zhvillimit të turneut.

Financimi ishte bërë i ditur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për 11 qytetet pritëse amerikane dhe synonte ndërtimin e fushave të vogla të futbollit, si dhe mbështetjen e projekteve sociale në komunitete.

Megjithatë, deri më tani fondet nuk janë transferuar, duke bërë që autoritetet lokale të kërkojnë një përditësim mbi statusin e financimit të premtuar nga FIFA.

Institucioni ndërkombëtar i futbollit nuk ka publikuar ende një deklaratë zyrtare për vonesën e pagesave, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se qytetet pritëse janë siguruar vazhdimisht se kontributi prej 1 milion dollarësh do të shpërndahet.

Qytetet amerikane që pritën ndeshjet e Kupës së Botës 2026 ishin Seattle, zona e Gjirit të San Franciskos, Los Angeles, Dallas, Hjuston, Kansas City, Atlanta, Filadelfia, New York/New Jersey, Miami dhe Boston.

Ndërkohë, FIFA përfiton pjesën kryesore të të ardhurave nga biletat, të drejtat televizive, sponsorët dhe aktivitetet tregtare, ndërsa qytetet pritëse përballojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove organizative, përfshirë sigurinë, transportin, operacionet në stadiume dhe zonat e tifozëve.