AKTUALITET, 11 Dhjetor 2019, 21:33

Gjimshiti shkruan historinë me Atalantën, mposhtin Shaktarin dhe kualifikohen falë “asistit” të Sitit

Gjimshiti shkruan historinë me Atalantën, mposhtin Shaktarin dhe

Atalanta shkruan historinë. Me Berat Gjimshitin titullar që nga minuta e parë, klubi italian arriti që të mposhtë 0-3 në transfertë Shaktar Donjetskun, duke u kualifikuar si vendi i dytë në grupin C, e për të vijuar në fazën me eliminim direkt të Champions League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola në Ukrainë, por Kastanj zhbllokoi shifrat në minutën e 66-të, një episod që u pa gjatë me VAR, por në fund u akordua gol i rregullt. Ndërkohë, goli i dytë dhe i qetësisë, erdhi në minutën e 80-të nga Pasaliç, që i dha 3 pikë të arta Atalantës.

Ndërkohë, për kualifikimin, shërbeu edhe Mançester Siti, me fitoren që arriti ndaj Dinamos së Zagrebit. Tripleta e Gabriel Zhezus, si dhe goli i Fouden, bënë të pavlefshëm një realizim mjaft të bukur nga talenti Olmo i Dinamos, dhe kroatët mbetën në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë, Siti kualifikohet si vend i parë me 14 pikë në grup, ndërsa avancon edhe Atalanta me 7 pikë në vendin e dytë.