AKTUALITET, 7 Shtator 2021, 09:50

Damian Gjiknuri: Viti i ri do e gjejë PS të riorganizuar

Damian Gjiknuri: Viti i ri do e gjejë PS të riorganizuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, paralajmëroi sot se viti i ri do e gjejë PS të riorganizuar pas një analize që do të bëhet për rezultatin që partia mori në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me pakënaqësi të mundshme që janë krijuar brenda PS pas Asamblesë Kombëtare të partisë pak ditë më parë, Gjiknuri tha se këto mund të jenë anektoda.

I pyetur dhe për pozicionin e ri të tij, që e mbante më parë Taulant Balla, Gjiknuri tha se kjo lëvizje është bërë për riogranizim të ri e jo për të ulur dikë apo ngritur dikë.

"Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme, mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë për në funksion të riorganizimit më të mirë, s’ka pasur qëllim të zvogëlojë dikë apo të rrisë dikë tjetër.”- deklaroi ai.

Keni nisur me një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit?

Do zgjasë deri në fund të vitit e fillimi i vitit do gjejë PS edhe me një statut të ri e riorganizim të ri për t’ju përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë.

Se mandati i tretë është i vështirë njerëzit kanë pritshmëri ka pasur dhe probleme që ne duhet ti adresojmë.

A ka pakënaqësi brenda PS e si do i menaxhoni ju si Sekretar i Përgjithshëm?

Nuk e di, mund të jenë konstaftime të natyrës së anektodave. Natyrshëm brenda një organizate mund të ketë, por do fashitet rrugëve se jam i bindur që PS ka kaluar aq prova sa të mbajë gjithë ekuilibrat e nevojshëm për të nxjerrë më të mirën.