AKTUALITET, 7 Shtator 2021, 09:25

Dyshohet se vodhën me armë dyqanin në Shkodër, arrestohet pas pesë muajsh 18-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Dyshohet se vodhën me armë dyqanin në Shkodër, arrestohet

Një prej autorëve të një grabitjeje të ndodhur pesë muaj më parë në Shkodër është arrestuar nga Policia.

Në pranga ka rënë një 18-vjeçar ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij.

Më 2 prill të këtij viti në fshatin Drisht, 18-vjeçari A.C, bashkë me bashkëpuntorin e tij D.Sh, vodhën dyqanin e shtetases Y.C.

Nën kërcënimin e armës ata i vodhën një shumë parash në dyqan.

Njoftimi policisë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.