AKTUALITET, 26 Mars 2020, 17:23

71 raste të reja me koronavirus në Greqi, shkon në 26 numri i viktimave

71 raste të reja me koronavirus në Greqi, shkon në 26 numri i

71 raste të reja dhe tre viktima janë shënuar në orët e fundit në Greqi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, sëmundje infektive Sotiris Tsiodras, në një deklaratë për mediat është shprehur se deri më tani si pasojë e koronavirusit janë konfirmuar pozitive 892 pacientë dhe 26 persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësi i ministrisë është shprehur se 21 nga viktimat kanë qenë burra dhe 5 prej tyre femra.

Greqia deri më tani është dhe vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirus për sa i përket numrit të viktimave dhe qytetarëve të infektuar