TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar. “Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë Jan Freigang në videoklipin e publikuar në twitter. Feride Oezdemir shton se” kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin”. Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020. Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane. /DWNeue Büros & neue Aufgaben als #MondayMotivation: Jan Freigang und Feride Özdemir erklären, wie sie und ihr Team internationalen Fachkräften helfen wollen, schneller ein Visum für Deutschland zu erhalten. pic.twitter.com/6pNRkWLv2W
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) December 9, 2019