AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 12:55

E presin me ‘Rama ik’, kryeministri: Përgjegjës është tërmeti

E presin me ‘Rama ik’, kryeministri: Përgjegjës


Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës paradite, ku u takua me banorë të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. Ai u shoqërua nga ekspertët izraelitë, por banorët u treguan sërish shumë skeptikë për situatën.

Një banore iu ankua se i ishte prishur banesa në një pallat të ri. Ajo i tha se kush mbante përgjegjësi për këtë.

“Përgjegjësi është tërmeti,” tha Rama.

Edhe ekspertët izraelitë thanë se godinat e vjetra kanë rezistuar, por kanë hasur probleme godinat e reja.

Teksa ecte në rrugë, Rama u përball edhe me thirrje ‘Rama ik’.

“Ja tani, mos ki merak,” u përgjigj kryeministri.